Tatimi ndaj profesionistëve të lirë, PD-ja padi në Kushtetuese: Cenon profesionet dhe shërbimet

Nga A2 CNN
21 Maj 2024, 10:20 | Politikë

Të tjera fakte sipas Partisë Demokratike i janë dërguar sot Gjykatës Kushtetuese lidhur me padinë e bërë ndaj ligjit për tatimin e profesioneve të lira.

Deputetja Jorida Tabaku thotë se ky ligj ka sjellë mbylljen e shumë bizneseve dhe njëkohësisht dëmtimin e një sërë shërbimesh zinxhir, financiare apo edhe juridike.

“Të gjitha institucionet shtetërore me të cilat ne kemi pasur komunikimin kanë vërtetuar se ky ligj është duke prekur profesionet e lira. Nga prilli i kaluar deri në prill të këtij viti, janë thuajse 11 mijë biznese që janë pezulluar. Në tre muajt e parë të këtij viti, janë thuajse 3000 biznese që janë pezulluar...Kjo do të thotë se ky ligj ka krijuar problematikë në zbatimin e tij duke rezultuar me mbylljen e bizneseve”, deklaroi ndër të tjera Tabaku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos