Kryetari i PD-së zyrtare, Lulzim Basha, ka folur jashtë sallës së seancave plenare, ku ka akuzuar “Rithemelimin” në lidhje me vendimin për Olta Xhaçkën, duke thënë se ata janë aneks i qeverisë dhe se aktualisht jemi në krizë kushtetuese, ndërsa ngriti pyetjen se përse nuk e bllokojnë tani foltoren e kuvendit deputetët demokratë të grupimit të Berishës.
“Kanë 5 muaj që bllokojnë kuvendin, gjoja e bllokojnë, kalojnë vendimet te rëndësishme pa opozita dhe pastaj bëhen bashkë për një amnisti që liron të korruptuarit dhe nuk liron protestuesit që u ngritën kundër të korruptuarve.
PAKTI vazhdon. Duan t’i imponohen PD-së. PD-ja ka marrë vendime. Rama kërkon të përdorë këto pazarxhinj dhe merr nderin tjetër në kthim që është qëndrimi gjoja i parakorduar i Olta Xhaçkës, është totalisht i rakorduar.
Do e çojnë papat në Kushtetuese, për çfarë kushtetuesja e dha vendimin. Parlament nuk e zbatoi, atëherë ngrihu dhe blloko foltoren”, tha fillimisht Basha.
Në lidhje me vendimin e 4 deputetëve që mbështesin Bashën për të mos firmosur padinë për ridërgimin në Kushtetuese padinë për mandatin e Xhaçkës, Basha tha se Kushtetuesja e dha vendimin dhe tanimë me vendimin e Parlamentit jemi në krizë dhe ridërgimi nuk zgjidh gjë.
“Bubat e Nikollës ju mashtrojnë ju dhe opinion publik. Çdo bub kur leh, e ka me të keq, do edhe të hajë, lehjet e këtyre bubave e kanë pasur për të ngrënë. Me vendimin e Kushtetuese për Xhaçkën ne jemi në krizë. Këta nuk bëjnë asgjë, sepse e kanë ngrënë lugën e çorbës.
Këta janë ngritur për 5 muaj, për të mbrojtur interesat e veta kundër interesave të qytetarëve. Janë kthyer në një aneks për PS-në. Përveç kallëzimit për Nikollën, janë bllokimet e iniciativave tona. Ky parlament në sytë e shqiptarëve ka marrë fund, kështu që vëmendja jonë është te shqiptarët”, shtoi më tej Basha. (A2 Televizion)