“E ka bërë SPAK si selinë e PS”, Berisha: Prokurorët po i lehtësojnë akuzat për Beqajn

Nga A2 CNN
16 Mars 2024, 20:45 | Politikë

“E ka bërë SPAK si selinë e PS”, Berisha:

Nga arresti i shtëpisë, Sali Berisha sulmoi ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili është një ndër personat e hetuar nga SPAK në lidhje me koncension e sterilizimit dhe që të hënën pritet t’i komunikohet dhe akuza.

Ish-kryeministri u shpreh se Beqaj e ka bërë SPAK si selinë e Partisë Socialiste, teksa akuzoi prokurorët e SPAK se po përpiqen të lehtësojnë akuzat ndaj tij.

“Sterilizatorët janë vjedhja e dytë të shekullit. Sepse me këtë procedurë, Ilir Beqaj me urdhër të Edi Ramës rriti me 83 herë çmimin e sterilizimit.

Sepse me këtë procedurë, Ilir Beqaj i dha kompanisë së Edi Ramës dhe vetes, aparaturën e blerë gratis dhe katin e spitalit, energjinë elektrike falas, ujin falas.

Dhe më e keqja, më e zeza, çdo muaj përjashtoheshin nga operacionet 1 mijë shqiptarë, sepse spitalet nuk blinin dot kompletet kirurgjikale.

Çdo muaj 1 mijë, në një vit 12 mijë, në 5 vite, 60 mijë. Po sa prej tyre kanë vdekur se nuk arritën të operoheshin.

Miq, Beqja hyn dhe del në SPAK si në selinë e PS. E dini se ç’po ndodh?

Beqen, i cili ka firmosur kontratën e sterilizimit, Beqën i cili ka firmosur hapjen e tenderit për sterilizimit, Beqën i cili ka firmosur pikët për kompaninë e muratorit të Edi Ramës, Beqën i cili ka firmosur dhënien e ujit dhe energjisë falas kompanisë së tyre, Beqën që ka firmosur dhënien e aparaturës falas dhe katit dhe lokaleve kudo në Shqipëri, Beqa do të shkojë pas insistimit të gjykatës, jo me akuzë për korrupsion, por thjesht për shpërdorim detyre.

A nuk janë kriminelë këta prokurorë që veprojnë në këtë mënyrë kur kjo ka kushtuar qindra e qindra jetë?”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos