Sapo Platforma “Transparent Albania” të jetë gati qeveria shqiptare do të ofrojë më shumë informacion mbi punën e saj si dhe do të japë më shumë llogari. Ky premtimi i Kryeministrit, edhe pse përsa i përket llogaridhënies Edi Rama prej 9 muajsh i ka bërë të shumë të radha daljet para gazetarëve.
“Ne do të jemi në një nivel tërësisht të ri të transparencës, në një nivel tërësisht të ri të llogaridhënies. Transparent Albania” bëhet fjalë për një urë të re lidhëse mes qeverisë dhe qytetarëve për të garantuar një shpejtësi shumë më të madhe dhe një gjerësi shumë më të madhe në marrëdhënien e qytetarit me informacionin nga aktiviteti i përditshëm i qeverisë. edhe për të gjithë punonjësit e informacionit, domethënë, për të gjitha mediat”.
Kjo platformë e cila është ende në fazë konsultimi, sipas shefit të qeverisë do të jetë një dritare për qytetarët dhe mediat me të dhëna se si ekzekutivi I shpenzon paratë e buxhetit të shtetit.
“Do t’i mundësojë të gjithëve të ndjekin në kohë reale shpenzimet e qeverisë shqiptare që do të thotë të dinë në kohë reale sesa të ardhura shpenzohen dhe për çfarë shpenzohen. Me platformën, çdonjëri që i drejtohet cilido institucion me një kërkesë për të marrë një informacion do të mund të ndjekë vetë në kohë reale statusin e kërkesës”.
Transparenca është një kusht i BE në rrugën europiane të vendit tonë.
Edi Rama do ta përdorë këtë plaftormë për të luftuar sipas tij çdo “fake neës” duke dhënë qëndrimin zyrtar të institucionit përgjegjës.
“Është e udhës që institucioni përkatës të shprehet në mënyrë transparente dhe t’i japë publikut mundësinë që teksa dëgjon dhe ndjek një debat të caktuar midis palësh, të ketë edhe versionin që është version i institucionit”.
Kryeministri shpreson se Shqipëria do të zgjidhet si vendi mikëpritës i World Law Congress, një forum botëror ku gjyqtarët, avokatë dhe profesorët e drejtësisë diskutojnë për sundimin e ligjit dhe funksionimin e institucioneve të drejtësisë në të gjithë botën. (A2 Televizion)