“Europa e Ballkanit”. Rama: Në 2030 do të jemi stabilizuar në Champions League-n e Mesdheut

Nga A2 CNN
12 Qershor 2024, 12:17 | Politikë

Në ceremoninë e prezantimit të platformës për turizmin veror, kryeministri Edi Rama bëri dhe një bilanc të turistëve që kanë vizituar vendin tonë gjatë këtij viti.

Kreu i qeverisë, deklaroi se aplikacioni i ri përveçse do të ndihmojë vizitorët me vendet që duan të prekin, do të ofrojë dhe programin artistik që ata të përfitojnë sa më shumë nga Shqipëria dhe të flasin për të.

“Monumentet historike dhe sitet arkeologjike, vetëm në 4 muaj kanë tërhequr 180 mijë vizitorë, ndërkohë që parqet janë vizituar nga 800 mijë vizitorë. Këto janë shifra marramendëse po të marrim parasysh se nga jemi nisur. E rëndësishme tani është se ku duam të shkojmë. Viti 2030 një pikë ku jo vetëm transformimi do të bëhet i pakthyeshëm, po ku Shqipëria do të tregojë shëmbëlltyrën që është Evropa e Ballkanit. Aktivitetet kulturore, një hapësirë që iu ofron turistëve mundësi përtej plazhit, diellit, rërës, ushqimit, hotelit. Ofron mundësinë e marrjes nga Shqipëria të jo vetëm një shije të mirë, por edhe të një dije, për të mbajtur më shumë nga vendi ynë e për të folur për të. Ky aspekt mbështet dhe skenën tonë të krijimtarisë artistike dhe motivon ata që janë të angazhuar në këtë industri të re të Shqipërisë që investojnë dhe punojnë me pasion”, tha Rama.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni