Në nisje të seancës plenare, deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka kërkuar nga Kuvendi që të përfshijë Sali Berishën si anëtar të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Sipas tij, Kuvendi duhet të korrigjonte gabimin fatal.
"Unë mendova se sot do të korrigjonit gabimin fatal, jo vetëm të izolimit dhe burgosjes politike të Sali Berishës dhe mosvendosjes së tij si anëtar i PD-së. Kështu duhet të niste seanca, duke bërë një reflektim se ku të çon shkelja e rregullores. Ato na mbrojnë neve. Kërkojmë menjëherë të rivendosë SPAK këtë të drejtë të madhe. Berisha është anëtar i grupit të PD, korrigjojeni", tha Shehu.
Mirëpo, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj u shpreh se kjo çështje i përket partisë.
"Kërkesa juaj nuk është procedurale keni marrë përgjigje nga Nikolla. Grupet nuk i përcakton Kuvendi, por partia", tha Felaj. (A2 Televizion)