“Të bashkohemi rreth flamurit të PD”, Berisha pas vendimit të Apelit shtrin dorën për demokratët e Bashës

Nga Fjorela Beleshi
11 Qershor 2024, 22:36 | Politikë

Me këngë dhe valle e festuan mbështetësit e Sali Berishës poshtë ballkonit të tij vendimin e Apelit për t’i dhënë vulën PD që drejtohet nga ish-kryeministri në arrest shtëpie.

Në pamundësi për t’ju bashkuar, Berisha i përshëndeti demokratët sërish vetëm nga dritarja e banesës së tij duke e cilësuar këtë të martë si një ditë fitoreje për demokracinë.

Me emër të përveçëm nuk e përmendi, por kreu i opozitës ju shtriu dorën demokratëve të cilët deri më sot i janë bashkuar Lulzim Bashës.

Në “Rrugën e Shpresës”, siç e ka vetëshpallur vetë ish-kryeministri, përveç deputetëve besnikë të tij, fëmijëve dhe mbështetësve të përnatshëm, u vu re mungesa e disa deputetëve të grupit parlamentar me në krye Gazment Bardhin.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos