Basha do të krijojë parti të re? Përfundon pa vendim mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve

Nga Anesti Barjamemaj
11 Qershor 2024, 22:09 | Politikë

Basha do të krijojë parti të re? Përfundon pa vendim

Përfundon pa vendim edhe mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve, pavarësisht ideve të hedhura nga anëtarët e këtij forumi, sërish nuk është marrë asnjë vendim.

Kryetarët e degëve zgjidhjen për këtë situatë, ku mes të tjerave kanë thënë se duhet të ketë komunikim me ndërkombëtarët.

Lulzim Basha vijon të qëndrojë në sallën ku mblodhi krerët e degëve me deputetët dhe një pjesë të kryesisë.

Sipas burimeve, Lulzim Basha nuk ka shkuar me alternativa në këto takime të ditës së sotme, se si duhet të vijojë beteja politike dhe ligjore, por vetëm u ka bërë një ekspoze të asaj qe ka ndodhur.

Në dy takimet janë diskutuar disa opsione, që nga krijimi i një partie të re e deri tek dërgimi i çështjes në Gjykatën e Lartë përsëri.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos