Humbi vulën, Basha flet pas mbledhjes së Kryesisë

Nga A2 CNN
11 Qershor 2024, 19:40 | Politikë
Humbi vulën, Basha flet pas mbledhjes së Kryesisë

Lulzim Basha foli për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së thirrur prej tij.

Basha u shpreh se do t’i bashkohet mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve që do të zhvillohet në orën 20:00 dhe nuk dha asnjë detaj se cili do të jetë hapi i radhës pas humbjes së vulësë së Partisë Demokratike.

“Kemi ecur me mbledhjen e Kryesisë, por nuk e kemi përfunduar. Vazhdojmë takimet me Kolegjin e Kryetarëve dhe Kryesinë”, tha Basha për mediat.

Në seancën gjyqësore të mbajtur këtë të martë, ku u dëgjuan përfaqësuesit ligjor të Lulzim Bashës dhe të grupit të Rithemelimit të Sali Berishës, Gjykata e Apelit ktheu vulën tek Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos