Turi me diasporën rinis në shtator, Rama: Kongresi më 20 korrik, platformë e re për deputetët

Nga Fjorela Beleshi
11 Qershor 2024, 22:09 | Politikë

Para se të marrin pushimet e verës, socialistët do të mbledhin Kongresin Zgjedhor të Partisë. Ishte parashikuar të mbahej në fillim të qershorit, por për shkak të takimeve të Kryeministrit Rama me diasporën dhe kampionatit europian, mbledhja e forumit më të lartë vendimmarrës do të mbahet në fund të Korrikut.

Lajmin edha vetë kryesocialisti Rama në takimin me anëtarët e Asamblesë online. Të majtët nuk e kanë arritur objektivin për të patur 50 mijë anëtarë të rinj para Kongresit, por Ramës i duhet të kënaqet edhe me numrin e arritur.

Më 20 korrik në Kongres, kryesocialisiti do të prezantojë edhe platformën e re sesi do të zgjedhë kandidatët për deputetë të forcës politike që drejton.

Në fillim të vjeshtës, sezonin e ri politik Edi Rama do ta nisë me dy takime të shtyra me emigrantët shqiptarë, atë të Londrës dhe Dusseldorit. Ndërsa shpjegoi arsyet e këtyre datave të zhvendosura lajmëroi edhe një tjetër, përtej kontinentit europian.

Turi do të vazhdojë në shtator në Londër. U bë një problem më vete marrje e sallë. Ndërkohë që do të përgatisim edhe një takim në Shtetet e Bashkuara.

Pasi ju dha porosi të tijve që të jenë më aktivë, Rama i paralajmëroi që Asambleja që do të dalë nga Kongresi i 20 korrikut, ¾ e tyre do të jenë anëtarë të rinj. Pas përfundimit të Asamblesë, në dalje të selisë së PS, Rama zgjodhi të mos fliste për gazetarët për çështje që shkojnë përtej organizimit të PS.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos