"Demokrat nuk të bën as logoja e as vula", Basha tregon si do të veprojë grupimi i tij pas humbjes në Gjykatë

Nga A2 CNN
11 Qershor 2024, 22:26 | Politikë

Lulzim Basha nuk ka marrë ende një vendim se ç'do të ndodhë me grupimin e tij, pasi Gjykata e Apelit vendosi se logoja dhe vula e PD-së i takojnë grupimit të "Rithemelimit."

Në deklaratën e dhënë për mediat pas mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve, Basha bëri të ditur se do të bëhen bashkëbisedime me qytetarët e demokratët, e më pas do të merret një vendim.

“Demokratë nuk të bën as logoja as vula. Janë bindjet tona, aftësitë tona. Ajo që na lidh me shqiptarët është bindja se ata meritojnë më shumë. Një kulturë të re politike...Do ta vazhdojmë bashkëbisedimin me qytetarët, demokratët. Pas këtyrë bisedimeve do të marrim vendime. Nuk do të lëmë askënd pa e marrë me vete në këtë vendimmarrje...”

Grupimi i Bashës po sheh po ashtu mundësinë për t’i bërë rekurs vendimit, për të cilin thonë se ka një konstatim që mund të jetë i padrejtë.

Nga ana tjetër, për Bashën, vendimi i sotëm vërtetoi se bashkëpunim mes PD-së që ai drejton dhe qeverisë Rama nuk ka pasur.

“Nuk i trembem asgjëje fiktive, as logo as vule, as karrigia s’të bën demokrat më të mirë,” tha Basha kur u pyet nëse i druhet një pakësimi të mbështetjes.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos