Falja e gjobave “mollë sherri”. Manja: Kemi numrat dhe do e bëjmë. Bardhi: I anuloi Kushtetuesja, jo ju

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2024, 11:45 | Politikë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha se ligji për faljen e gjobave të pavjela për ndërtimet pa leje do të miratohet në Kuvend, pasi socialistët i kanë numrat dhe nuk mund t’i pengojë opozita, shkruan A2 CNN.

“A jeni dakord ju që ku Parlament t’i anulojë gjobat? Ne si maxhorancë i kemi votat dhe kemi mandat për ta bërë këtë gjë”, tha Manja në fjalën e tij në Kuvend. “Janë gjoba të paekzekutuara ndër vite. Ku Parlament ka tagrin dhe vullnetin për ta bërë këtë. Kur të vini ju, anulojini ju”.

Por për deputetin e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, gjobat po anulohen vetëm për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, jo për vullnet të socialistëve. “Gjobat i ka shfuqizuar Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë. Në kundërshtim flagrant me vendimin e gjykatës, institucionet në varësinë tuaj kanë vazhduar të zbatojnë një ligj të shfuqizuar. Kjo që po bëni është zhbërja e një aktiviteti terrori që ju keni bërë ndaj qytetarëve të Shqipërisë. Ju i gjobisni në vitin 2023 qytetarët në këmbim të presionit për votë. Për të shmangur përgjegjësinë penale keni sjellë me urgjencë një projektligji që bëni sikur keni falur gjobat”, tha Bardhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos