Gaz lotsjellës me shumicë para Parlamentit, policia nuk i le protestuesit të afrohen

Nga A2 CNN
7 Tetor 2024, 20:52 | Politikë

Gaz lotsjellës me shumicë para Parlamentit, policia nuk i le

Grumbullimi i protestuesve të opozitës përpara godinës së Parlamentit ka zgjatur disa minuta, por teksa numrat po shtoheshin policia ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të tyre.

Sasia e madhe e gazit ka detyruar protestuesit të shpërndahen, teksa në drejtim të tyre është hedhur dhe ujë me presion.

Protesta e opozitës është shoqëruar me incidente të ndryshme, pasi protestuesit kanë hedhur bomba molotov në drejtim të selisë së PS, Bashkisë, ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë.

Momentalisht raportohet se nga shpërthimi i molotovëve janë lënduar 10 policë dhe 3 qytetarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos