Përveç molotovëve në drejtim të Kryeministrisë, protestuesit e opozitës kanë vendosur që zjarrin ta përhapin dhe në zona të tjera të kryeqytetit.
E teksa bllokuan rrugën dhe makinat që të kalonin, disa protestues i kanë vendosur zjarrin dhe një stacioni autobusi në bulevard.
Më herët, përplasje ka pasur mes protestuesve dhe policisë përpara kryeministrisë, teksa protesta e opozitës pa një pikë qëndrimi dhe pa fjalime po zhvendoset në disa rrugë të Tiranës. (A2 Televizion)