Hetimori për shëndetësinë, PS e PD gjejnë konsensus, miratojnë pa debate listën e dëshmitarëve

Nga Anesti Barjamemaj
4 Shtator 2024, 14:53 | Politikë

“Asnjë votë kundër lista miratohet”... Pushimet e verës duket se kanë ndryshuar dhe qasjen e anëtarëve të Komisionit Hetimor për koncesionet në shëndetësi. Ndryshe nga sesioni i shkuar parlamentar ku debati mbizotëroi në këtë komision, kjo mbledhje e parë prodhoi vendime konsensuale dhe diskutime me tone të qeta.

Me propozim të kryetares së komisionit hetimor, Albana Vokshi, u miratua pa debate lista e dëshmitarëve që do të thirren për të dhënë detaje për dy koncesionet në shëndetësi.

“Do të thërrasim ish-drejtorët e QSUT-së, drejtoresha aktuale e QSUT-së, ish-drejtoresha e spitalit Durrës, ish-drejtori i Spitalit të Traumës, të Spitalit Rajonal të Shkodrës, Spitalit Rajonal të Elbasanit, të Vlorës, drejtori i Maternitetit “Koço Glozheni”, anëtarët e grupit të punës së checkup-it”, citon A2 Albana Vokshin.

“Mund të koordinohemi me pyetjet. Mos të bëjmë pyetje që bien në përsëritje. Do të tentojmë të kemi një koordinim, kërkojmë dhe koordinimin e palës tjetër”, deklaroi Plarent Ndreca, raporton A2.

Përveç konsensusit në këtë pikë të rendit të ditës, si nga mazhoranca dhe opozita u kërkua që dhe raporti përfundimtar të jetë i unifikuar pasi sipas tyre qytetarët kanë nevojë të dinë se ku kanë shkuar qindra miliona euro dhe çfarë shërbimesh janë kryer nga koncesionarët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos