Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Incidenti në parlament, Nallbati pendohet për grushtin, Sina e fal, por PS kërkon ndëshkim

Nga Fjorela Beleshi
31 Tetor 2023, 15:20 | Politikë

Incidenti në parlament, Nallbati pendohet për grushtin, Sina e fal,

Nallbati shprehu pendesë para gazetarëve, por tensionet mes PD-së dhe PS-së vijuan edhe në Komisionin e Ligjeve, ku kryetarja Klotilda Bushka nuk i dha fjalën Nallbatit me argumentin se nuk ka kërkuar ende falje për dhunën në Parlament.



Më i qetë se kolegët socialistë në Komisionin e Ligjeve ishte vetë Vullnet Sina. Deputeti dukej që sqarimi i bërë jashtë sallës së Parlamentit, mbrëmjen e së hënës, e kishin bindur atë që ta falte deputetin demokrat, duke e arsyetuar se ajo situatë ishte krijuar nga Sali Berisha.

Edhe pse mori falje nga Sina, Bledion Nallbati nuk i ka shpëtuar dënimit parlamentar, për të cilin socialistët kërkuan përjashtim e tij dhe 6 deputetëve të tjerë demokratë.

Ndëshkimin e tretë në harkun e një muaji mori nga mazhoranca edhe kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi, me argumentin se ka bllokuar seancën si dhe për shkak të marrjes së kartave të deputetëve të mazhorancës.

 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani