Në përpjekje për t`i dhënë jetë marrëveshjes së nënshkruar me Shqipërinë, qeveria italiane nisi sërish drejt Shëngjinit anijen “Libra”.
Këtë herë me vetëm 8 emigrantë në bord, anija ushtarake u ankorua në port mëngjesin e së premtes.
Masat e sigurisë të ndërmarra nga autoritetet u dukën më të zbehta, por ndaj emigrantëve u ndoqën të njejtat procedura të gjata e të ngadalta si muajin e shkuar. Pas refugjatëve, në Shëngjin mbërritën dhe kundërshtarët politik të Melonit. Deputetët e opozitës njoftuan se një prej emigrantëve do të kthehët në Itali.
Deputetët thanë se kjo marrëveshje kaq shumë e kundërshtuar në Itali nuk e zgjidh problemin e fluksit të emigrantëve.
Në tetor, marrëveshja e arritur mes Giorga Melonit dhe Edi Ramës dështoi të zbatohej pas një vendimi të një gjykate në Romë që ktheu mbrapsht të gjithë emigrantët që kishin mbërritur në Shëngjin. Pas këtij vendimi, Meloni nxori një dekret që përditësonte listën e vendeve të sigurta.
Edhe ky dekret, njëjtë si nënshkrimi i marrëveshjes, ka shkaktuar debate të forta në Itali. (A2 Televizion)