"Rama e keqja më e madhe e vendit", Berisha thirrje të gjitha forcave politike: Të bashkohemi!

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2024, 13:39 | Politikë

"Rama e keqja më e madhe e vendit", Berisha thirrje të

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga konferenca e sotme për mediat u ka bërë thirrje të gjitha forcave politike që e konsiderojnë kryeministrin Edi Rama, të keqen më të madhe për vendin, të bashkohen për largimin e tij.

“Ftoj forcat politike, të gjithë ata që konsiderojnë Edi Ramën dhe qeverinë e tij të keqen më të madhe të këtij vendi, që besojnë se nën narkoshtet shqiptarët nuk kanë të ardhme, por vetëm rrënim, t’i bashkojmë forcat. Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë”, tha Berisha.

Ish-kryeministri po ashtu pati një mesazh për shqiptarët, duke i ftuar ta pranojnë mosbindjen civile të opozitës, si formë e betejës për të çuar vendin drejt zgjedhjeve të 2025 me qeveri teknike.

“I ftoj shqiptarët të bashkohemi në këtë betejë se vetëm mosbindja civile është rruga drejt qeverisë teknike, zgjedhjeve të reja dhe rotacionit. Do bëjmë gjithçka si sot e tutje, që të nxjerrim në dritën e diellit të gjitha vjedhjet e tmerrshme të këtyre hajdutëve të pashembullt. Por kërkohet kontributi i çdo njeriu”, deklaroi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos