Miratohet në Kuvend buxheti faktik për vitin 2023

Nga Anesti Barjamemaj
7 Nëntor 2024, 20:23 | Politikë

Miratohet në Kuvend buxheti faktik për vitin 2023

Buxheti faktik për vitin 2023 është miratuar në Kuvend vetëm me votat e maxhorancës.

A2 CNN bën të ditur se 71 kartona të socialistëve u ngritën pro ligjit të buxhetit faktik, ndërsa ligjvënësit opozitarë ishin larguar nga salla në momentin e votimit.

Gjatë orëve të gjata të debatit për këtë pikë të rendit të ditës, deputetët e opozitës dhe mazhorancës patën debate të shumta.

Deputetët e vetëm që votuan kundër ishin Shpëtim Idrizi dhe Mesila Doda nga PDIU. 'Buxheti faktik' është një lloj filtri, analize dhe vlerësimi që i bëhet punës së qeverisë gjatë vitit 2023, ku nxirren të dhëna të dobishme edhe për buxhetet në vijim.

Kuvendi këtë të enjte miratoi edhe ndryshimin e përbërjes së komisioneve, duke caktuar anëtarë të Komisioni të Ligjeve deputetin me të ri, Erion Meka si dhe deputeten e pavarur, Flutura Açka. Ndërkohë socialistja Teuta Ramaj u caktua si anëtare e Komisionit të Shëndetësisë.

Kujtojmë se në seancën plenare të ditës së sotme morën pjesë edhe deputetët e opozitës, të cilët ndryshe nga herët e tjera nuk shkaktuan tensione në sallë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos