PD kërkon sërish shtyrje të komisionit të sterilizimit dhe check-up

Nga Fjorela Beleshi
8 Nëntor 2024, 11:53 | Politikë

Pas vendimit të Gjykatës Administrative për përjashtimet e deputetëve të opozitës, deputetët e pakicës në Komisionin hetimor për sterilizimin dhe check-up kërkuan sërish që të shtyhet afati i punës së komisionit.

Kërkesën e tyre e mbështesin në argumentin se për shkak "të dënimit të tyre të padrejtë" ata nuk kanë patur mundësi të ishin në seanca dëgjimore.

Fillimisht PS e kundërshtori, por pas insistimit të opozitës mazhoranca kërkoi më shumë kohë për të vendosur në mbledhjen e kryesisë së komisionit. Afati aktual i komisionit hetimor përfundon me 14 nëntor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos