“Jep dorëheqjen e del nesër nga burgu, zëdhënësi zbulon paktin që i është ofruar Fredi Belerit në qeli, ja përgjigja e tij

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2024, 21:42 | Politikë

Skerdjan Dhuli, ish-zëdhënësi i Fredi Belerit ka rrëfyer ekskluzivisht në A2 CNN se Fredi Belerit i është ofruar një pakt nga njerëzit e kryeministrit Edi Rama. I ftuar në emisionin “Debat” me Alba Alishanin, Dhuli tha se Belerit i është thënë që duhet të japë dorëheqjen, që të dalë nga burgu, në të kundërtën do të vijojë të mbetet në qeli.

“Aty ku është në burg, i kanë ofruar paktin “jep dorëheqjen del nga burgu” dhe përgjigja e tij ka qenë “i vdekur këtu dhe dorëheqjen nuk e jap”, ka thënë Dhuli.

Ai këmbëngulë se në këtë pakt ka gisht edhe gjykata, që sipas tij i bindet verbërisht qeverisë.

“Dhe unë ju garantoj nëse e bind unë dhe të tjetër që të japë dorëheqjen nesër, në gjyqin  e28 shkurti avokati i tij nuk duhet ta mbrojë se Gjykata do e lirojë”, tha ai.

Mirëpo, në fund ka theksuar se Beleri është i palëkundur që të japë dorëheqjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos