Kthimi i Bardhit në seli, Meta: Çdo bashkim potencialesh të fjetura, hap pozitiv, mbështesim protestën e 20 shkurtit

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2024, 14:26 | Politikë

“Çdo bashkim potencialesh të fjetura, është një hap pozitiv.”  Kështu e ka komentuar kryetari i Partisë së Lirisë, kthimin e Gazment Bardhit në selinë blu pas dy vitesh.

Në një konferencë për mediat, aleati i Sali Berishës konfirmoi po ashtu edhe prezencën e anëtarëve të partisë që ai drejton në protestën e thirrur nga lideri i demokratëve në protestën e 20 shkurtit.

“Partia e Lirisë ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në mbështetje të të gjitha protestave qytetare, por edhe politike...Në mbrojtje të demokracisë, që kërkojnë t’i japin zë të gjithë shqiptarëve që po vuajnë pasojat e kësaj narko-diktature”, deklaroi Meta.

Po ashtu, kreu i PL-së komentoi edhe vizitën që Sekretari Amerikan i Shtetit pritet të bëjë ditën e nesërme në Tiranë. Për të, ardhja e Antony Blinken në kryeqytet, është tashmë diçka normale në marrëdhëniet midis dy vendeve.

“...duke pasur parasysh vizitat e shpeshta, që nga koha e Sekretarit Baker e deri te vizita më e fundit e zotit Kerry, duke përmendur këtu. Znj. Clinton, Znj. Albright, Z. Powell dhe shumë Sekretarë të tjerë Shteti, që kanë vizituar Tiranën dhe që të cilët e kanë shfrytëzuar Tiranën edhe për iniciativa shumë të rëndësishme siç ishte rasti i nënshkrimit të Kartës së Adriatikut, gjatë vizitës së Sekretarit Powell në Tiranë me Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, të Maqedonisë dhe të Kroacisë në një proces historik, i cili u përmbyll me anëtarësimin e këtyre vendeve në NATO.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos