Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

“PD ka vuajtur nga heshtja”, zbardhet fokusi i demokratëve për protestën

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2024, 18:09 | Politikë

“PD ka vuajtur nga heshtja”, zbardhet fokusi i demokratëve

A2 CNN ka mundur të zbardhë diskutime nga mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku në disa raste ka pasur dhe ngritje të toneve.

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka qenë kritik me zhvillimet e fundit duke u “kërkuar llogari” të gjithëve se pse nuk reaguar kur duhej kundër Lulzim Bashës.

“PD ka vuajtur nga heshtja. Ne nuk funksionojmë vetëm me Facebook. Këtu ka opozitar te 97. Heshtja na ka penguar. Pse u venitem pas 7 korrikut? Misioni ynë nuk është kryer si duhet. Në këto 2 vite që ishim të përçarë u duk shumë qartë e vërteta. Bashkimi ndodh duke u shkrirë dhe duke shkuar në bazë”, tha Murrizi.

Kritika kishte dhe për propozimet e PD për zgjedhoren, “Unë akoma nuk e di cili është propozimi i deputetëve për Reformën Zgjedhore”, shtoi më tej Murrizi.

Ndërkohë që Flamur Noka kërkoi që mbledhja të fokusohet vetëm një pikë, aksionin e PD dhe protesta e 20 shkurtit.

“Kemi një shembull referimi kur punojmë bashkë dhe organizohemi siç është protesta e 7 Korrikut.

Të përcjellim mesazhet edhe në rrjete sociale. Duhet pune kapilare pas mbledhjes së strukturave, bashkimi ka dhënë mesazh tek demokratët. Kemi vetëm 8 ditë para protestës. Me të gjithë deputetët takime në qendrat e degëve”, u shpreh Noka.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi