Përfundon mbledhja e grupit të PD, shpërndahen detyrat për protestën e 20 shkurtit

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2024, 16:32 | Politikë

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka përfunduar mbledhjes dhe kanë shpërndarë detyrat për protestën e 20 shkurtit.

Gazetari i A2 CNN, Anesti Bajramemaj ka mësuar nga mbledhja me dyer të mbyllura, se të gjithë deputetëve u është kërkuar që të shpërndahen në terren të informojnë qytetarët dhe të organizojnë takime për të pasur sa më shumë pjesëmarrje në tubimin kombëtar.

Nga ana tjetër, nga deputetët e Rithemelimit u është kërkuar të gjithëve që të qëndrojnë edhe në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, për të dhënë mesazhin e bashkimit edhe në këtë forum.

Duhet theksuar që kjo është hera e parë që grupi i Bardhi rikthehet në seli pas trazirave brenda Partisë Demokratike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos