“PD kërkon ndihmën e shqiptarëve”, Bozdo: Njerëzit kanë shumë arsye për të protestuar

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2024, 19:52 | Politikë



Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Enno Bozdo ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN, ku foli rreth protestës së parashikuar për t’u mbajtur më 20 shkurt.

Bozdo deklaroi se protesta pritet të ketë pjesëmarrje të madhe, pasi shqiptarët sipas tij kanë shumë arsye për të protestuar.

“Ky është një çast kur ne kërkojmë ndihmën e shqiptarëve. Partia Demokratike kërkon ndihmën e shqiptarëve për të çrrënjosur së keqen. Sa herë bëhet një protestë, test është dhe pjesëmarrja. Unë mendoj se do të ketë njerëz. Mendoj se ka shumë arsye për të protestuar. Dhe mendoj se në protestën e radhës do të ketë edhe më shumë njerëz. E shoh këtë gjë në ngjitje. Tubimi i përditshëm që bëjmë është vetëm një instrument”, tha Bozdo.

Anëtari i kryesisë së PD, vlerësoi gjithashtu dhe procesin e bashkimit të grupit parlamentar dhe shtoi se deputetët kaluan vetveten për një kauzë më të madhe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos