“Kompanitë të gatshme të paguajnë paga shumë të larta”, Rama: Mbështesim arsimin profesional

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2023, 18:13 | Politikë

“Kompanitë të gatshme të paguajnë paga shumë

Në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka prekur sërish çështjen e rrogave, duke theksuar se paga mesatare 900 euro do të shtyhet nga buxheti i shtetit për të shkuar edhe më tej, në mënyrë që të ndikojë edhe te pagat ne sektorin privat.

“Sot kompanitë shqiptare janë të gatshme të paguajnë paga shumë më të larta. Ajo paga 900 euro që ne do ta ngjisim duke e shtyrë me buxhetin e shtetit për sektorin, nuk do të diskutohet që do të bëjë një tjetër ngjitje të pagave në sektorin privat, ashtu siç ndodhi me pagat e këtij viti”, tha Rama.

Më tej, kryeministri shtoi se qeveria do të fuqizojë arsimin profesional, ndërsa shtoi se emigrimi tashmë ka ndryshuar dhe të rinjtë duhet të qëndrojnë në Shqipëri për një jetë më të mirë.

“Kontradikta është gatishmëria e kompanive për të paguar paga shumë më të larta sesa ato që janë paguar deri para pak vitesh dhe më të larta sesa ato që deklarohen, por kjo është pjesë tjetër e problemit, me mungesën e njerëzve që kanë mjaftueshëm njohuri për punën për të cilën kërkohen. Ne do ta adresojmë këtë kontradiktë, duke fuqizuar arsimin profesional, duke rritur vetëdijen e prindërve, në radhë të parë, të fëmijëve që nuk janë të prirur të bëjnë studime të mëdha dhe që shkojnë në gjimnaz e marrin nota mesatare ose të ulëta që t’i drejtojnë te arsimi profesional. Koha kur të rinjtë mund të niseshin në Europë dhe të kishin atje një ofertë të pakrahasueshme me atë këtu ka ikur, pasi oferta atje është përkeqësuar në mënyrë drastike. Kjo ka ndodhur sepse nuk mbetet gjë në fund të muajit për ata që nisin për të bërë një punë të zakonshme, këtu nuk flasë për mjekë apo ata që bëjnë profesione të kategorisë së lartë”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos