Manastirliu: Njehsojmë diplomat me Kosovën, projekte të përbashkëta në kërkimin shkencor

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2024, 12:52 | Politikë

Këshilli i Ministrave ka ratifikuar marrëveshjen për bashkëpunimin në fushën e arsimit të lartë mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Në përfundim të mbledhjes, ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, tha se ky vendim është marrë me qëllim rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e arsimit.

Kjo sipas saj, do të sjellë më shumë lehtësira në njohjen dhe njehsimin e shpejtë të diplomave, gardave dhe titujve shkencorë, ku kemi dakordësuar lehtësimin e procedurave që ekzistojnë sot.

“Miratuam ratifikimin për fushën e arsimit të lartë dhe bashkëpunimin në kërkim shkencor mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo marrëveshje përcakton një seri nismash e bashkëpunimesh mes ministrisë së arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës. Mbështesim bashkëpunimin mes komuniteteve akademike në arsimin e lartë dhe inkurajojmë pjesëmarrjen me projekte të përbashkët të financuara nga BE-ja dhe UNESCO.

Risia është edhe programi i lëvizshmërisë së studentëve, ku do jepen bursa. Kosovës do i jepen 30 bursa çdo vit për studentët që duan të studiojnë në Shqipëri për programe të ndryshme.

Lehtësimi i njohjes dhe njehsimit të shpejtë të diplomave, gradave dhe titujve shkencorë, ku kemi dakordësuar lehtësimin e procedurave që ekzistojnë sot. Janë marrëdhënie të shkëlqyera dhe thellojnë bashkëpunimin e marrëdhënieve në arsimin e lartë dhe kërkimit shkencor mes dy vendeve”, tha Manastirliu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos