15 vjet përpjekje dhe pritje, firmoset marrëveshja Shqipëri-Itali për njohjen e pensioneve

Nga Fjorela Beleshi
6 Shkurt 2024, 20:11 | Politikë

Pas 15 vitesh negociata, Italia dhe Shqipëria kanë arritur të finalizojnë marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të pensioneve për shtetasit shqiptarë dhe atyre italianë.

Me firmosjen e dy ministrave të Jashtëm, Igli Hasani, dhe Antonio Tajani në Romë, do të mundësohet njohja e sigurimeve shoqërore për mijëra emigrantë shqiptarë të cilët prej vitesh jetojnë dhe punojnë në Itali.

Triumf politik e ka cilësuar këtë moment kryeministri Edi Rama nga Tirana, i cili me anë të një videomesazhi tregon që në 10 vite në pushtet ka mbyllur marrëveshje për pensionet me 16 shtete.

Para se shqiptarët dhe italianët të gëzojnë këto pensione, marrëveshja e fundit e firmosur mes dy ministrave të Jashtëm do të duhet të kalojë edhe hallkën e fundit ligjore, ratifikimin në parlamentet e të dy vendeve.  

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu