Mazhoranca pranoi pjesërisht kundërshtimet e Presidentit Bajram Begaj në ndryshimet e ligjit për shtetësinë.
Një vit pasi kishte kthyer për rishqyrtim këtë akt në Kuvend, Komisioni i Ligjeve e mori në konsideratë duke njoftuar se në bazë të vërejtjeve të Presidentit, ishin hartuar edhe amendamentet, të cilat duket se nuk e kishin kënaqur kreun e shtetit.
Ndryshimet në ligjin për Dekoratat u bënë nga shumica socialiste në mbyllje të presidencës së Ilir Metës, të cilin e akuzuan se kishte krijuar inflacion me to gjatë ushtrimit të mandatit.
Në finale drafti i ri u miratua në Komision dhe do të kërkojë edhe votat e seancës plenare përpara se sa të konsiderohet i miratuar plotësisht. Hapi i radhës do të jetë kalimi nga tryeza e Presidentit, ku Begaj duhet të vendosë nëse do të përdorë firmën për ta dekretuar, apo kontestuar në Gjykatë Kushtetuese. (A2 Televizion)