Mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore të premten online, Alibeaj përplaset me Gjiknurin

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2024, 14:01 | Politikë

Mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore të premten online,

Debati për Reformën Zgjedhore ka vijuar edhe mes PD-së së Lulzim Bashës dhe mazhorancës. Tashmë çështja është nëse mbledhja do të zhvillohet apo jo online. Sot, Kuvendi njoftoi se mbledhja do të mbahet të premten në orën 10.00.

“Të nderuar anëtarë të Komisionit, Më lejoni t’ju njoftoj se në pamundësi të zhvillimit të mbledhjes fizike, me dakordësi të dy bashkëkryetarëve të Komisionit, mbledhja do të zhvillohet online, me anë mjeteve të komunikimit elektronik në platformën Zoom, ditën e premte, datë 09.02.2024,  në orën 10.00”, thuhet në njoftim.

Aty shkruhet se mbledhja online është caktuar në  dakordësi të dy bashkëkryetarëve të Komisionit, mirëpo Enkelejd Alibeaj thotë se një gjë e tillë është e pavërtetë.

“Përshëndetje Vijola. Këtë njoftim e ke të pasaktë! Nuk kam dhëne pëlqimin për mbledhje online ditën e premte. Kërkesa ime është për mbledhje, të komisionit, edhe online, ditën e sotme. Ndaj përcillja bashkëkryetarit si kërkesë, për të ribërë njoftimin për mbledhje ditën e sotme. Jam në pritje”, tha Alibeaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos