Reforma Zgjedhore në udhëkryq! Kaos në Komision, PS: Sot s’ka mbledhje online! Komod dhe me këtë Kod Zgjedhor

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2024, 13:25 | Politikë

Reforma Zgjedhore në udhëkryq! Kaos në Komision, PS: Sot

Reforma Zgjedhore ka mbetur në udhëkryq. Edhe sot nuk ka pasur një mbledhje të Komisionit. Opozita pamundësoi zhvillimin e kësaj mbledhjeje e ndërsa pas kaosit që zgjati për disa minuta, u vendos që Komisioni të mos mblidhej as online, siç ndodhi në të kaluarën.

Bashkëkryetari socialist i këtij Komisionit, Damian Gjiknuri tha se mazhoranca është komode edhe me këtë Kod Zgjedhor, por shtoi se 2 palët e opozitës po e bllokojnë ecurinë e kësaj reformë të rëndësishme, Rithemelimi me kaos e ndërsa nga ana tjetër bashkëkryetari demokrat Enkelejd Alibeaj nuk u paraqit as sot.

“Një pjesë e opozitës bllokuan hyrjen, e bën të pamundur zhvillimi dhe po pengojnë ecurinë e Reformës Zgjedhore. Unë habitem me 2 opozitat nuk po bëhen aktive dhe aty janë vetëm mazhoranca, jemi komod dhe me këtë kod zgjedhor, ama ligji zgjedhor është një ligj i plotë”, tha Gjiknuri.

Më herët,  deputeti demokrati Flamur Noka vijoi me akuza të forta ndaj kryeministrit dhe kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

“Shiheni live çfarë bën banda e pushtetit. A ndodh në një vend demokratik që gjithë grupi parlamentar të lihet jashtë mbledhjes me qëllim që të masturbohen brenda këta si në një parlament monist? E bëri dje Edi Rama nëpërmjet asaj kukullës Barbie që e telekomandon. Shikojeni sot, as deputetët e as mediat nuk i lejojnë. Duan ta bëjnë gjithçka në errësirë”, u shpreh Noka.

Në përfundim, komisioni i Reformës Zgjedhore do të mblidhet online të premten në orën 10:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos