Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha, vijon të premtojë se do të jetë ai që do të ngjallë shpresën tek demokratët.
Mesditën e së martës mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore, ku bashkëkryetari i tij, Enkelejd Alibeaj, pritet të shpalosë edhe një herë kushtet për listat e hapura dhe votën e emigrantëve.
“Ne do të bëjmë gjithçka që zëri i PD-së të mos mbytet në këtë teatër fals, duke nisur nga nesër, në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Ose ndryshe t’i thonë shqiptarëve që nuk i duan listat e hapura. Nesër, PD nis dëgjesat dhe do të bëjë që shqiptarët të kuptojnë se jemi për barazinë e votës, votën e emigrantëve dhe listat e hapura”, tha Basha. (A2 Televizion)