Atë se çfarë ndodhi sot në Komisionin e Reformës Zgjedhore, për bashkëkryetarin demokrat Enkelejd Alibeaj është teatri i radhës. Sipas tij, ai kaos është tregues se asnjë nga 2 palët, i referohet “Rithemelimit” dhe mazhorancës, nuk e duan Reformën Zgjedhore.
“Teatri i radhës nga ato që nuk e duan reformën zgjedhore”, tha Alibeaj.
Ai tha se më herët kjo reformë është përdorur për interesa të karrigeve të deputetëve, por thotë se me propozimin e Partisë Demokratike zyrtare, një gjë e tillë nuk ndodh.
“Nuk është çështje private se nëse reforma zgjedhore është përdorur edhe për të akomoduar interesa të vogla të deputetëve që duan të ruajnë karrigen e tyre të deputetit, pas çdo zgjedhje, me propozimin tonë nuk do të ndodhë, është më mirë me letra të hapura në tavolinë në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Nuk jemi për pazare në kurriz të shqiptarëve”, u shpreh ai. (A2 Televizion)