Marrëveshja për emigrantët nuk është në shkelje të Kushtetutës, Ndreca: pezullimi, procedurë normale

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2023, 21:21 | Politikë

Procedurë normale e ka cilësuar juristi Plarent Ndreca, pezullimin e marrëveshjes me Italinë për emigrantët. Në studion e Debatit në A2 CNN, ai tha se Gjykatat kushtetuese është në të drejtën e saj, ndërsa marrëveshja mes kryeministrave nuk është në shkelje të kushtetutës.

“Është kalim në seancë plenare, por ligji parashikon pezullimin kur çështje të kësaj natyre kalojë në seancë plenare. Është normale, nuk ka asgjë të veçantë. Gjykatat Kushtetuese është në drejtën e saj. Është procedurë normale. Me aq sa e njoh marrëveshja nuk ka asnjë lloj kundërshtimi. Është në të drejtën e deputetëve që kanë bërë ankimin për ta vlerësuar”.

Pqër avokatin Genc Gjokutaj edhe pse marrëveshja për emigrantët është kundërshtuar në të dy anët e Adriatikut, vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese vlen për t’u përshëndetur.

“Marrëveshja me Italinë është kontestuar në të dy anët e Adriatikut. Edhe në Itali ka patur kontestime në parlament. Por gjithsesi ky vendim i Gjykatës Kushtetuese është për t’u përshëndetur pastaj shkaqe ligjore, objektive apo të rekomanduara do të shikohen. Debati nga disa shtet të BE ka pasur një kontestim në rang ndërkombëtar. Ata kanë caktuar afatin më të shpejtë të mundur se janë edhe festat. Për rastin e ligjit të brendshëm pezullimi është automatik hyn në fuqi. Gjykata duhet të shprehet me vendim nëse e pezullon ose jo. Në këtë rast gjykata është një zbatuese”.

Nga ana e tij analisti Lorenc Vangjeli vlerëson kurajon e opozitës që e çoi në kushtetuese këtë marrëveshje dhe theksoi se ky është një leksion i madh.

“Gjykata Kushtetuese është pasojë e një shkaku që është gjetkë, sistemi funksionon sa herë palët kanë një ndeshje. Nuk mjafton vetëm shumica e kartonit, apo imponimi i atij që ka pushtetin por ka edhe një arbitër tjetër. Më shumë se një marrëveshje me Italinë unë do vlerësoja kurajon e opozitës që trokiti në këtë derë. Është një leksion i madh, se nuk ka derë tjetër. Është dera supreme dhe më pas do shkohet në zemër të Europës në Strasburg”.

Përkundër tij analisti Arion Sulo e sheh si një lëvizje taktike vendimin e pezullimit të marrëveshjes për emigrantët dhe shprehet se kushtetuesja nga emërimet që i janë bërë nuk është leksioni.

“Deri te leksioni nuk mendoj se kemi datën 18 janar që çështja do të gjykohet dhe nuk mendoj që ajo GJK me ato emërime e anshmëri në emërime ta vërë veten në pozitë që të japë një leksion. Ajo që thotë Ndreca qëndron nga ana juridike”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos