“Mbështes aksionin opozitar”, Meta fokusin te buxheti: Tregon fytyrën antisociale të qeverisë

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2023, 12:34 | Politikë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është pro aksionit të opozitës në parlament, por fokusin kryesor e ka te buxheti vjetor.

Nga selia e partisë, ai u shpreh se paketa fiskale për vitin 2024 do të rrisë taksimin ndaj profesioneve të lira, ndërsa shpenzimet për koncesionet do të rriten.

Sa i përket aksionit të opozitës, Meta përsëriti se përgjegjës për krizën aktuale në Parlament është kryeministri Edi Rama.

“PL qëndron e vendosur në këtë aksion të opozitës për të rivendosur të drejtat kushtetuese të parlamentit dhe opozitës”, shtoi kreu i PL-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos