Me emigrantët në stadium, Klosi: Takimi në Athinë për shqiptarët, jo për politikën e brendshme

Nga Fjorela Beleshi
10 Maj 2024, 16:32 | Politikë

Tani të gjithë janë të çliruar në partinë Socialiste, duke filluar nga Edi Rama vizitori i së shtunës në zemrën e Greqisë. Jo vetëm koha, mes shumë peripecive tashmë edhe vendi u sigurua.

Ftesa ka edhe një adresë’’ shkruajti në Facebook kryeministri Rama, duke ju bërë thirrje shqiptarëve të Athinës dhe rrethinave të saj që të bashkohen në vendin e takimit, stadiumi Galatsi. Shqetësimeve të politikës dhe medias helene që ky takim mund të jetë një hakmarrje politike e kryeministri shqiptar për shkak të kandidimit të Fredi Belerit për zgjedhjet europiane në siglën e Kiriakos Mitsotakis, u mundua t’i jepte përgjigje Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi në një konferencë për shtyp nga selia rozë.

“Asnjë lidhje me datën e një vjetorit të arrestimit të kandidatit të opozitës së bashkuar në Himarë, apo asnjë tendencë që ky tur të ndikojë në politikën e brendshme.”

Ndalesa e parë e këtij turi e gjen Athinën në një fushatë elektorale për zgjedhjen e deputetëve për PE, ndaj grekët e shohin të papërshtatshëm takimin e Ramës, i lexuar edhe si një përpjekje për të ndikuar votën e emigrantëve shqiptarë. Klosi kundërpërgjigjet duke hequr paralele me praninë e qeveritarëve greke në vendin tonë.

“Mos të harrojmë se kryeministri i vendit fqinj ka qenë në fushatë elektorale në Dropull. Vetëm dje kreu i opozitës i vendit helen ka qenë për vizitë në Dropull dhe është mirëpritur nga autoritetet.”

Turi i Ramës në diasporë përkon edhe me atë të rienergjizimit të Partisë Socialiste të përfshirë nga një proces i brendshëm zgjedhor. Ndërkohë numri dy i PS mohon që në këto momente do të ketë ndryshime të drejtuesve politikë të mazhorancës.

“Nuk kemi asnjë situatë për të cilën ne të vlerësojmë punën e drejtuesve politikë.”

Blendi Klosi shkon më tej duke pohuar që socialistët do të jenë në krah të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, por jep arsyen se pse.

“Për të mirën e Tiranës ne do të jemi aty për të mbrojtur punën e përbashkët që ka bërë gjithsecili prej nesh. Është qarku më i rëndësishëm, shkon drejt 40 deputetësh.”

Pavarësisht nëse nuk do të ketë ndryshime për momentin, PS do të rinovojë Kongresin pasi për dy ditë më radhë do të zgjedhë 950 delegatët e rinj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos