“Mund të aplikojnë deri në 200 mijë emigrantë për të votuar”, Haçka tregon problemin kryesor

Nga A2 CNN
17 Janar 2025, 21:30 | Politikë

“Mund të aplikojnë deri në 200 mijë emigrantë

Një nga nismëtarët për votën e emigrantëve, Florian Haçka nga “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, komentoi në Çdo Kënd me Merita Haklajn ecurinë e procesit të aplikimit online për shqiptarët që jetojnë jashtë dhe që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit.

Teksa ngriti shqetësimin për vonesat, Haçka u shpreh se problematika më e fortë që po hasin emigrantët është ajo që nuk mund të ankimojnë dot online nëse ju refuzohet e drejta për të votuar nga sistemi.

“KQZ nuk ka pasur kohë të shkollojë e informojë njerëzit si bëhet aplikime dhe ne po e bëjmë këtë gjë tani. Një problem “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” është mënyra për ankimin online që ligji në Shqipëri nuk e pranon. Nëse sot iu janë refuzuar 4000 personave do të jetë e pamundur që ta zgjidhin.

KLGJ e solli përgjigjen dhe tashmë e ka në dorë Spiropali. Kjo është një nga problematikat. Bëhet fjalë për refuzimet përfundimtare dhe jo për atë që të kthen pas për të plotësuar dokumentacionin”, tha Haçka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos