Politika nuk duhet të prekë pavarësinë e Reformës në Drejtësi. Ky është shqetësimi i Bashkimit Europian, i përsëritur edhe në takimin e organizuar nga Kuvendi për nismën e Partisë Socialiste për reformimin e shtetit modern.
Për përfaqësuesin e Brukselit, Silvio Gonzato, Komisioni i Posaçëm për Mirëqeverisje, Antikorrupsion dhe sundimin e ligjit duhet të bazohet në detyrat që i ka dhënë Bashkimi Europian.
Përgjigjen, ambasadori i BE-së e mori nga Kryeministri Edi Rama, duke i thënë që është vetë BE-ja që kërkon ndryshime në gjyqësor. Por, sipas tij, këto nuk do të bëhen pa bekimin e SHBA-së dhe BE-së.
Kreu i delegacionit të BE-së e sheh të domosdoshme praninë e opozitës në komisionin e socialistit Fatmir Xhafaj. Në këtë kërkesë, shefi i mazhorancës ishte më i prerë me ambasadorin. Nuk do të presë partinë e Sali Berishës, me paragjykimin që nuk do të vijë dhe me justifikimin që nuk ka kohë të humbë për të anëtarësuar Shqipërinë.
Edi Rama nuk e sheh shoqërinë civile si kërcënim për qeverisjen e tij, ashtu siç ndodh në vendet perëndimore. Me një kërkesë të pazakontë, ai të paktën publikisht kërkon fuqizimin e tyre.
Përpos nismës antikorrupsion, si një kërkesë e BE-së, Edi Rama lajmëroi se së shpejti do të bëhet publike edhe platformën e transparencës. (A2 Televizion)