Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 42%
  • Tre herë në javë 25%
  • Vetëm në fundjavë 8%
  • Asnjëherë 25%

Nuk shkoi në Kosovë dhe pse e premtoi, Rama zbulon arsyet

Nga A2 CNN
10 Janar 2024, 15:43 | Politikë

Nuk shkoi në Kosovë dhe pse e premtoi, Rama zbulon arsyet

“Shumë shpejt do jem në Kosovë”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në nëntor të vitit të kaluar, mirëpo kjo vizitë nuk ka ndodhur ende.

Për këtë arsye, kreu i qeverisë tha se kjo nuk ka ardhur për shkak të ndonjë problemi më Prishtinën zyrtare, por tha se ishte në pritje të disa zhvillimeve, që sipas tij tashmë kanë ndodhur. Se cilat janë këto zhvillime, ai nuk i detajoi, por theksoi se kjo vizitë do të ndodhë.

Ndërkohë, sa i përket marrëdhënies me Albin Kurtin, ai tha se pret që ta takojë në takimin rajon që është planifikuar të zhvillohet brenda pak ditësh në Shkup.

“Për pak ditë do jem në Shkup për një takim rajonal dhe shpresoj që do jetë kryeministri i Kosovës dhe besoj që do takohemi, nuk e kam realizuar vizitën atje aq shpejt sa unë mendoja në atë moment, por jo për shkaqe që lidhen me ndonjë problem në Prishtinë, por sepse kam pritur disa zhvillime që edhe kanë filluar të ndodhin dhe pastaj do shkoj patjetër”, përfundoi Rama në fjalën e tij në mbylle të takimin 2-ditor në Lezhë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli