Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 45%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 9%
  • Asnjëherë 27%

Rama tregon pse largoi Margaritin nga Ministria e Kulturës

Nga A2 CNN
10 Janar 2024, 15:10 | Politikë

Largimi i ministres Elva Margariti, për kryeministrin Edi Rama nuk kishte të bënte me performancën e saj jo të mirë, përkundrazi. Rama tha se përtej emrave të përveçëm, krijimi i një ministrie të re, asaj të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit erdhi si një nevojë për shkak të zhvillimit të shoqërisë. Pas pyetjes që gazetares së A2 CNN, Fjorela Beleshi, Rama argumentoi se përse zgjodhi që të bëjë këtë ndryshim.

“Ministria nuk është krijuar për të larguar Margaritin që ka bërë detyrën, por për të krijuar një strukturë të re që kanë të bëjnë me nevojën e vendit për të ecur më shpejt, duke thyer edhe kufijtë tradicional, ndërkohë kur ekonomia jonë, sektori institucional, që mbulon ekonominë ka nevojë për një shtysë të re të fortë, sepse janë një sërë sfidash që kërkojnë një vëmendje të veçantë, në një kohë kur inovacioni është ekonomi dhe jo vetëm të koordinojë institucionet e reja. Kultura është bashkuar për t'i dhënë mundësi veten që të shfrytëzojmë më shumë mundësinë e potencialit që ka për ekonominë, është edhe motor i ekonomisë dhe kjo nuk ka lidhje me persona, por me nevojën që sistemi të bëhet më efecientë dhe që ne të marrim më shumë nga potenciali që kemi”, njoftoi kreu i qeverisë.

Ai nuk i kurseu edhe superlativat për Blendi Gonxhen.

“Është një nga drejtuesit më të sprovuar dhe me një sukses të pranuar nga të gjithë. DPTRRSH ishte një çerdhe korrupsioni, ne arritëm të bëjmë që republika federale e Gjermanisë të pranojë njohjen e patentës sonë i thotë të gjitha”, tha Rama.

Më herët, Blendi Gonxhja ka drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli