PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Shqipëria nuk po na ndjek, por ne nuk dorëzohemi

Nga A2 CNN
12 Maj 2025, 19:26 | Politikë

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Shqipëria nuk po na ndjek,

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në qytetin e Kavajës.

Kryetari i bashkisë së këtij qyteti, Fisnik Qosja, nga Partia Demokratike, është shprehur në A2 CNN se ky është një rezultat i pritshëm për opozitën.

“Është një rezultat shumë i mirë dhe përgëzoj çdo qytetar që na ka besuar, por edhe strukturat e PD-së. Edhe procesi i votimit dhe tashmë numërimi është duke shkuar shumë mirë. Kavaja është në habitatin e vet, në të djathtën, aty ku e ka origjinën.

Pavarësisht se e gjithë Shqipëria nuk na ndjek, por ne nuk dorëzohemi dhe do të ecim përpara. Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë për të mirën e Kavajës. Ne tregojmë identitetin tonë. Besoj se PD do të arrijë në 60 përqind të votave në Kavajë”, tha Qosja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos