
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, pa vendosur një datë për asamblenë. A2 CNN mëson se fokusi kanë qenë zgjedhjet në parti.
Pritet një pranverë përgatitore për zgjedhjet në parti si dhe organizimin e PS në diasporë. Zgjedhjet për kryetarët e degëve të PS do të mbahen në periudhën maj-qershor.
Po ashtu në vëmendje do të jenë organizimi në terren dhe te fushata për të rekrutuar anëtarësime të reja. Rama mësohet të ketë thënë në kryesi që duhet të jemi të përgatitur dhe të kemi kujdes për pasojat e krizës ekonomike për shkak të luftës.
Ky takim i socialistëve vjen pak ditë pas mbledhjes së Grupit të PS, ku Rama vendosi të ndryshojë gati gjysmën e qeverisë.
Ndërkaq dje Presidenti Begaj priti në një takim kryeministrin Edi Rama. Kreu i qeverisë i paraqiti kreut të shtetit propozimet për ndryshimet në kabinetin qeveritar. (A2 Televizion)