Përfundon “Ripërtëritja”, Noka i vetmi që mbetet. Këlliçi i zë vendin Boçit

Nga Anesti Barjamemaj
16 Korrik 2026, 15:20 | Politikë

Ripërtëritja e Partisë Demokratike përfundoi. Këtë të mërkurë u zhvillua edhe procesi i zgjedhjes së sekretariatit dhe nënkryetarëve, ku nuk munguan surprizat.

Flamur Noka arriti të fitonte garën për Sekretar të Përgjithshëm kundër Saimir Korreshit, që në garë u përfshi në ditën e fundit, por arriti të merrte vetëm 84 vota. 

Sekretari i Përgjithshëm:

Flamur Noka 184 vota
Saimir Korreshi 84 vota.

Por, teksa Noka forcoi pozitat, në radhët e nënkryetarëve pati lëvizje tektonike. Belind Këlliçi arriti që të fitonte kundër Luçiano Boçit dhe i zë vendin si nënkryetar. Garë për postin e nënkryetarit pati edhe mes të rinjve dhe grave, ku fitues dolën Nikola Kedhi dhe Erisa Bajaziti. 

Nënkryetarët:

Belind Këlliçi 177 vota
Luçiano Boçi 113 vota
Nikola Kedhi 174 vota
Jonathan Pano 101 vota
Erisa Bajaziti 193 vota
Besa Manaj 69 vota.

Sali Berisha ishte kujdesur që ripërtëritjen e munguar për numrin dy, ta bënte te sekretariatet, duke rritur numrin e tyre dhe të emrave të rinj që garuan. Klevis Balliu, Andi Mustafaj, Fjoralba Dizdari, Franci Nuri dhe shumë të tjerë do të jenë për herë të parë në role drejtuese në sekretariat.

Sekretariati

Sekretar Organizativ:

Agron Loka 86 vota
Klevis Balliu 197 vota.

Sekretar për Dixhitalizimin:

Etion Kapedani 192 vota
Renald Rista 61 vota.

Sekretar për Burimet Njerëzore:

Andi Mustafa 192 vota
Mario Runa 81 vota.

Sekretar për Urbanistikën dhe Territorin:

Gentian Kaprata 135 vota
Maksim Kola 129 vota.

Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore:

Arlind Ahmetaj 59 vota
Marash Logu 215 vota.

Sekretar për Çështjen e Pronave:

Endira Bushati 158 vota
Ledina Mandia 106 vota.

Sekretar për Marrëdheniet me Publikun:

Denisa Kele 108 vota
Viola Kapedani 131 vota.

Sekretar për të Drejtat e Njeriut:

Franc Nuri 185 vota
Ledio Nuraj 89 vota.

Sekretar për Organizatat Partnere:

Eva Metaj 171 vota
Malvina Lika 112 vota.

Sekretar për të Përndjekurit Politik:

Lorenc Luka 103 vota
Shkëlqim Lepenica 158 vota.

Sekretar për Integrimin Europian:

Fjoralba Dizdari 172 vota
Silvia Hasaj 107 vota.

Sekretar për Pushtetin Vendor:

Agron Haxhimali 78 vota
Ylli Asllani 179 vota.

Sekretar për Diasporën:

Et’hem Aga 209 vota
Petrit Tafaj 43 vota.

Sekretar për Aksionin Qytetar:

Erges Eskiu 174 vota
Jurgen Spaho 112 vota.

Pavarësisht se Adriana Kalaja kishte njoftuar muaj më parë dorëheqjen dhe tërheqjen nga politika aktive, sërish ishte më e votuara mes emrave për Komisionin e Apelimit. Në strukturat e partisë rikthehen edhe emra të tjerë, si Besart Logu dhe Shaqir Manjani.

Komisioni i Apelimit:

Adriana Kalaja 238 vota
Besart Logu 163 vota
Shaqir Manjani 143 vota
Suina Asllanaj 112 vota
Gentian Koçi 104 vota.

Me përfundimin e përzgjedhjes së sekretariatit të ri tashmë pritet që të mblidhet Kryesia e re dhe të konstituohet, ndërsa Berisha ka premtuar që ripërtëritja do të vijojë edhe me drejtuesit e qarqeve.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos