Përplasjet politike, Krasniqi: Brukseli ka hequr dorë, krizën duhet ta zgjidhim vetë

Nga Ervin Koçi
15 Nëntor 2023, 15:06 | Politikë

Muaji i fundit i aktivitetit parlamentar është dëshmi e krizës së thellë politike në të cilën është futur Kuvendi i Shqipërisë. Tejkalimi i saj duket i vështirë, sa kohë klasa politike është mësuar që ngjarje të tilla t’i zgjidhë me negocimin e ndërkombëtarëve. 

Politologu Afrim Krasniqi është i mendimit se kjo krizë politike kërkon zgjidhje të brendshme, jo si dëshmi e pjekurisë institucionale, por se të huajt, vecanërisht europianët, janë tërhequr nga roli i tyre negociator.

Ne kemi një dallim themelor që të huajt na e thonë, por këtu nuk na e thonë publikisht, që prej ditës që kemi hapur negociatat, ata nuk negociojnë më në Shqipëri. Ata na konsiderojnë si kandidat potencial dhe thonë që kjo është prova juaj që jeni në një stad tjetër”, u shpreh Krasniqi.

Sipas Krasniqit, sa kohë politika do të vijojë të mbajë sytë nga Brukseli përtej kalime krizash, po aq do të zgjasë ky konflikt. 

Ku i kemi institucionet?! Kemi president, kuvend, prokurori. Po pse i kemi, pse duam të hyjmë në BE nëse themi që i kemi po prapë nuk funksionojnë dhe na duhet një anglisht folës për ta tejkaluar?! Dhe ata nuk dërgojnë asnjë lloj negociatori, dhe për herë të parë asnjë aktor ndërkombëtar nuk ka deklarata në lidhje me situatën”, u shpreh ai.

Opozita prej ditësh ka dhënë sinjale për një përshkallëzim të aksionit të saj deri në grevë urie, deklarata të cilat nuk kanë nxitur institucionet për gjetjen e një zgjidhjeje.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni