"Partizani", Kuvendi pranon kërkesën e GJKKO për të marrë në pyetje Berishën

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2023, 11:03 | Politikë
"Partizani", Kuvendi pranon kërkesën e GJKKO për
Sali Berisha

Gjykata e Posaçme i ka dërguar një shkresë Kuvendit të Shqipërisë ku kërkon marrjen në pyetjes së Sali Berishës, i cili është vënë nën hetim për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Shkresa mban datën 10 nëntor.

Shkresa është dërguar një ditë më parë dhe është marrë nga protokolli i Kuvendit.

Nëpërmjet këtij dokumenti të siguruar nga A2 CNN, GJKKO i kërkon Kuvendit të vërë në dijeni deputetin Sali Berisha për vendimin e dhënë nga ana e kësaj gjykate, ai i detyrimit me paraqitje.

Shkresa e GJKKO, e protokolluar nga Kuvendi për marrjen në pyetje të Berishës

Kujtojmë se Berisha akuzohet nga SPAK për korrupsion lidhur me çështjen Partizani, ku i është ndaluar edhe dalja jashtë vendit.

Këto masa janë konsideruar antikushtetuese nga Berisha, pasi sipas tij do të duhej që më parë Prokuroria e Posaçme të kërkonte autorizim nga parlamenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos