Greqia vë veton për integrimin? Studiuesi: Keqardhje, jemi para një bullizimi diplomatik

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2023, 20:26 | Politikë

Çështja Beleri po pengon hapjen e kapitujve për Shqipërinë, duke bërë që Greqia të vërë veton për integrimin e vendit tonë, vendim ky që është kritikuar edhe nga kancelari gjerman Olaf Scholz. Ai priti në Berlin shefin e qeverisë greke, Kyriakos Mitsotakis, të cilin e këshilloi që të mos mbajë peng hapjen e kapitujve të parë të integrimit mes Tiranës dhe Brukselit për çështje bilaterale.

Por për studiuesin Agron Alibali, kryeminsitri grek Kyriakos Mitsotakis është personalisht përgjegjës për këtë krizë. Në studion e Ditarit në A2 CNN ai ngriti pikëpyetje mbi qëndrimin e kreut të qeverisë greke, nëse po vijon qasjen ultranacionalistet të të atit të tij në vitet ‘93-’94.

“Keqardhje që arrin në një pikë të tillë jemi para një bullizimi diplomatik. Mitsotakis  është personalisht përgjegjës për këtë krizë dhe ai duhet të bëjë kthesën. A ka ndikuar Mitsotakis në zgjedhjet vendore në Shqipëri? Opozita bëri primare në të gjithë vendin dhe vetëm në zonën e bregut nuk bëri primare. Kryeministri grek mori goditjen e parë më 15 tetor nga zgjedhësit grekë, që të dy Bakojanis e Zervas u shpartalluan në zgjedhje. Ndoshta Mitsotakis vazhdon qasjen ultranacionaliste të të atit ndaj shqiptarëve. Ka agjendë personale që rrjedh nga rrënjët familjare. Është Konstantinos Mitsotakis që ka qenë kryeministër në momente kritike në marrëdhëniet shqiptaro-greke në ‘93-‘94 ka dalë më program prej 6 pikash që përfaqësonte qasjen e skajshme të nacionalizmit grek ndaj Shqipërisë”.

Kritika shprehu Alibali edhe ndaj reagimit të Tiranës zyrtare në lidhje me këtë çështje, ndërsa i konsideroi të dështuara veprimet e kryeministrit Rama, kur u lidh drejtpërdrejt me gazetarin e Kathimerini, apo kur inauguroi bustin e babait të kryeministrit grek pak javë më parë në Derviçan.

“Diplomacia greke është ndër më të mirat e Europës dhe ata e dinë shumë mirë ku mund të shkojë  dhe do të analizojnë që kjo do të kthehet në bumerang për Greqinë dhe ata e dinë. Ata do të gjejnë një rrugëdalje ata po bëjnë një trysni të jashtëzakonshme një ndërhyrje brutale në punët e brendshme të Shqipërisë. Është krejt e papranueshme që nuk ka marrë përgjigje nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë. Ofensiva e sharmit ka dështuar. Çfarë mund të bëjë Shqipëria? Ofensiva e sharmit e kryeministrit shqiptar ka dështuar. Kontakti me gazetarët e Kathimerini-t dhe inaugurime bustesh ka dështuar. Kryeministri ka protokoll në nivelet e shtetit. Nuk është në dinjitetin kryeministrit të një vendi të hyjë drejtpërdrejt në lidhje me një gazetar të zakonshëm. Ka mënyra për ta realizuar këtë. Ofensiva e sharmit ka dështuar dhe Mitsotakis është bërë më i ashpër”.

Sipas tij Tirana duhet t’ia lërë këtë çështje në dorë profesionistëve.

“Prirjet nacionaliste kanë dëmtuar marrëdhëniet. Nga Tirana nuk i është lënë dorë profesionistëve të merren me këto gjëra dhe arriti puna e zv.ministrit grek në Këlcyrë që tha ato që tha dhe nuk ka marrë përgjigje. Nëse do të ketë reagim dinjitoz nga profesionistët gjërat do të jenë në një pikë më të mirë, ka një ndërgjegjësim më të madh që gjërat nuk janë si para 20-30 vjetësh. Integrimi i shqiptarëve atje është i plotë e suksesshëm dhe minoriteti grek këtu gëzon të gjitha të drejtat. Nga ana shqiptare ndjenja e inferioritete është zbutur shumë. Kurse nga Greqia shpresojmë që ndjenja e epërsisë të mos degradojë”.

I pyetur nëse do të ndryshojë qasjen Greqia ndaj Shqipërisë apo do të ndërhyjnë ndërkombëtarët, studiuesi Alibali solli në vëmendje edhe bisedën e diplomatëve amerikanë me amabsadorin grek në SHBA për këtë çështje.

“Nuk besoj që ndërkombëtarët do të ndërhyjnë. SHBA dhanë një sinjal që në dëgjesën publike në komisionin e jashtëm të senatit amerikan, ku Bob Menendez lexoi një pyetje për çështjen Beleri dhe aty dy zyrtarë të lartë të DASH u përgjigjën; Po erdhi dje edhe ambasadori grek që na i paraqit këto demarshe që përbën skandal se ç’punë ka ambasadori grek në SHBA që për një çështje kaq të thjeshtë të shkojë në Uashington. Dhe diplomatët amerikanë i thanë që do konsultohemi me ambasadën tonë në Tiranë”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos