Bardhi: Basha është zhdukur, unë s’kërkoj të humburit!

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2023, 14:01 | Politikë

Bardhi: Basha është zhdukur, unë s’kërkoj të

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi nuk i ka kursyer mesazhet drejtuar ish-aleatit të tij, Lulzim Basha. Nëse Sali Berisha i ka mbyllur çdo derë duke e konsideruar si “vija e kuqe”, Bardhi i ka lënë një dritare hapur.  

"Unë qëndroj plotësisht te vija e kuqe", tha Berisha. 

“Kushdo që ndjehet në opozitë në qeverinë e Ramës t’i bashkohet frontit opozitar, cilido që s’është opozitar i qeverisë Rama mos t'i bashkohet, pyesni Bashën nëse ndjehet në opozitë, unë s’e shikoj fare Bashën, e kam parë vetëm një herë të vraponte kur duheshin votat për çimentimin e kapjes të kapjes nga Rama të Gjykatë Kushtetues, nuk e kam kërkuar, s’e nuk kërkoj të humburit. Ka humbur rrugën e të qenit opozitar”, tha Bardhi.

Në një kohë kur opozita pretendon se është e bashkuar, një ditë më parë aleati i PD-së, Agron Duka nuk mbështeti aksionin e opozitën në Kuvend. Për këtë, Bardhi tha se nuk është aspak i shqetësuar, pasi është i bindur se rruga është e ndryshme, por qëllimi i njëjtë.

“Jo të gjithë biem dakord me një rrugë të caktuar, në grupin e PD vendimet i marrim me shumicë, nuk kam shqetësim që disa kolegë mendojnë që rruga është e ndryshme, për sa kohë që qëllimi është i njëjtë”, tha ai.

Ndalur te vendimi i Gjykatës që nuk njohu Kuvendin e Bashës, për Bardhin, ky ëhstë një tregues se kjo çështje duhet zgjidhur brenda vetë partisë dhe jo me gjyqe.  

“Kjo do të thotë që PD ka nevojë për një vendimmarrje politike, për të bashkuar PD dhe për të njohur vullnetin e anëtarëve të partisë, zgjidhja nuk është çështje e gjykatave, por e përgjegjshmërisë politike të secilit prej nesh”, deklaroi Bardhi.

Në fund, ai theksoi se aksioni opozitar do të vijojë në Kuvend.

“Grupi i PD gjen rastin t’i bëjë edhe njëherë thirrje mazhorancës që të përballet me pasojat e veprimeve të kryera në një tentativë të pastër për të asgjësuar opozitën në parlament. Grevë? Kur të kalojmë në atë fazë do jua a themi, jemi gati për të shkuar në çdo akt, por ditë pas dite do zbuloni përshkallëzimin e opozitës në parlament, ne nuk duam që parlamenti të jetë në anormalitet”, përfundoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos