“Të çlirohen nga Berisha”, Gogu: PS gati të negociojë me opozitën për komisionet

Nga Fjorela Beleshi
14 Nëntor 2023, 16:18 | Politikë

Socialistët kanë gjetur “Sali Berishën” si njeriun me të cilin justifikojnë anomalitë në Kuvend, duke refuzuar kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore. Nënkryetari i grupit parlamentar të mazhorancës Toni Gogu, në një intervistë për A2CNN,tregon se partia e tij është e hapur për të negociuar me kolegët demokratë, por me një kusht.

“Jemi të hapur të negociojmë me kolegët opozitarë që do të çlirohen nga ajo yshtja e halleve të një njeriu të vetëm.”

Drejtuesit socialistë të komisioneve kanë gjetur platformat online si alternativë për të shmangur bllokimin e diskutimeve nga demokratët. Edhe ky mekanizëm ka vënë në dukje disa problematika, që pranohen nga mazhoranca.

“Nuk jemi në shkelje të rregullores me zhvillimin e mbledhjeve online. Që deputetët të bëjnë mbledhje nga shtëpia nuk është serioze.”

Gogu thotë që nuk do të lejojnë që komisionet parlamentare të kthehen në betejë të brendshme për PD. duke I thënë jo propozimeve të Bardhit për ndryshimet në përbërjen e anëtarëve të reformës zgjedhore.

“Edhe kolegu që është propozuar si bashkëkryetar është aty si anëtar. Bashkëkryetarët janë në mes të barabartëve."

Ndërsa draftit të Alibeajt i tregon kornizën e PS.

“Ne jemi të hapur ti diskutojmë, por shinat janë rekomandimet e ODHIR dhe çështja e herësit.”

Pavarësisht tensioneve apo rrëmujës që mund të krijojë opozita në seancën plenare ku do të miratohet p/buxhetit, socialistët janë të vendosur për ta kaluar atë edhe pa diskutime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos