Thirrja për t’u paraqitur në SPAK, Berisha nuk bën hapa pas: Unë nuk e shkel Kushtetutën!

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2023, 10:10 | Politikë
 

Për sa kohë, nuk është marrë pëlqimi i Kuvendit përpara se t’i kufizohej liria, Sali Berisha nuk do të paraqitet në SPAK. Ka qenë ky qëndrimi që kreu i Rithemelimit konfirmoi edhe një herë përpara gazetarëve nga Kryesia e Kuvendit.

Berisha theksoi edhe një herë se ai, me qëndrimin e tij, po mbron qytetarët dhe Kushtetutën.

“I gatshëm të shkoj në çdo kohë në SPAK për t’iu përgjigjur çdo pyetje. Nuk pranoj kurrë sanksione antikushtetuese të Edi Ramës dhe të bandës së tij. Sa herë jam thirrur në prokurori, jam paraqitur gjatë jetës sime, nuk kam refuzuar kurrë. Por, unë jo në mbrojtjen time, por të të drejtave më elementare të çdo qytetari, nuk mund të pranoj që Edi Rama me një grusht banditësh që funksionojnë si grup i strukturuar kriminal ose në forma të tjera në organet e drejtësisë të shkelë Kushtetutën. Ai vendim që thua ti, duhet të shkojë në Parlament, se aty e kam qendrën e punës unë. Po atje nuk e dërgojnë dot. Se ai vendim është në shkelje flagrante të Kushtetutës”, deklaroi Berisha. 

Ndërsa, i pyetur për urdhrin që i është dhënë sot Gardës nga Kuvendi, që deputetët e opozitës që janë përjashtuar të mos lejohen brenda ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, kreu i Rithemelimit, tha se këto veprime tregojnë “tmerrin e Edi Ramës.”  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos