Stuhia e shiut, Pampuri: Qeveria e paaftë për të menaxhuar emergjencat

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2023, 14:13 | Politikë

Stuhia e shiut, Pampuri: Qeveria e paaftë për të menaxhuar

Partia Demokratike zyrtare reagoi përmes deputetes Oriola Pampuri, në lidhje me situatën e krijuar pas stuhisë dhe reshjeve intensive të shiut. Sipas saj, qeveria u tregua e paaftë për të menaxhuar emergjencat e krijuara prej fatkeqësive natyrore.

Deklarata e plotë e Orjola Pampurit

Situata e rëndë e krijuar në të gjithë vendin per shkak te “Stuhisë Ciaran” zbuloi edhe një herë paaftësinë e qeverisë për të menaxhuar emergjencat e krijuara prej fatkeqësive natyrore.

Mekanizmat institucionalë dhe ligjore që fillojnë me Agjensinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dështuan sërish në parandalimin e dëmeve që priteshin.

Pasojat e Stuhisë që goditi Italinë fqinje ishin të paralajmëruara dhe të ditura për të gjitha institucionet përgjegjëse që nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak dhe Bashkitë.

As edhe një masë parandaluese nuk u ndërmor gjatë javës që shkoi, duke nxjerrë zbuluar paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e qeverisë dhe bashkive të drejtuara nga socialistët.

Ura të shembura, rrugë të shkatërruara e deri përmbytje të lagjeve të Tiranës, Durrësit e qyteteve të tjera.

Duke nisur që nga Erion Veliaj që paralajmëron qytetarët pasi përmbytet Tirana e deri tek Rruga e Arbrit që nuk mbaron kurrë, qeveria bën vetëm një punë: bilancin e dëmeve dhe jo parandalimin e tyre.

Për fat dhe jo për meritë të institucioneve, nuk ka patur dëme në jetë njerëzish por vetëm materiale.

 

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Edicioni informativ nga Suela Demiri